Pollozhani: Pikë e mirë, edhe të rinjtë të rëndësishëm për Flamurtarin

Artim Pollozhani, kapiteni i Flamurtarit, i gëzohet pikës në Laç. “E kishim menduar marrjen e pikës. Të dy ekipet duhet të jenë të kënaqur. Nuk pati futboll të bukur, fusha nuk ta lejonte. Erdhëm për të fituar, por nga kjo fushë e vështirë edhe me një barazim jemi të kënaqur”, tha mbrojtësi qendror.

Ish-lojtari i Shkëndijës, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport shtoi se besojnë ende te Europa: “Sa kohë matematikisht mundemi, pse jo. Nuk kemi çfarë humbim. Do jetë gjë e madhe nëse ia dalim. Në Europë shprehet i gjithë futbolli”.

Alternativat për Dajën janë të pakta dhe Pollozhani shprehet kështu: “Ju e shikoni formacionin, nëse na mungon një atëherë duhet të luajë një i ri, apo Sukaj që ka ardhur vonë dhe është pa fazë. Kështu prishen ekuilibrat. Janë të rëndësishëm të rinjtë, jo më ata më eksperiencë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online