Starova: Partizani nuk e ka autostradë, ja kush janë pretendentët

Një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar, Sulejman Starova ka folur për “Supersport”, ku ka analizuar gjysmën e parë të kampionatit, si dhe pretendentët për titullin kampion. “Bobi” tha se Partizani nuk do e ketë aspak të lehtë fitimin e titullin, pasi Kukësi dhe Teuta janë rivalë dinjitozë dhe shumë të fortë.

Mes të tjerash, Starova tha: “E filloj me Partizanin. E para, është një skuadër e formuar më përpara se të tjerat, grupi lojtarëve kanë bashkë prej vitesh. E dyta, kanë avantazhin e pikëve dhe e treta nuk sulmohen më nga federata.

Kukësi ka një avantazh në merkato, ka marrë lojtarë të rëndësishëm që e njohin kampionatin, disavantazh sepse luan në transfertë. Teuta është një skuadër që pretendon, sepse ka pesë gola më shumë se rivalët. Nëse rregullojnë mbrojtjen, mund të pretendojnë titullin.

Partizani nuk e ka autostradë, me vërtetë nuk e ka Skënderbeun, por Kukësi është bërë një skuadër e rëndë elitare. Kukësi është penalizuar nga aktivizimi në fushë asnjanëse dhe dëmtimet e shumta. Kanë një eufori dhe janë të vetmit që thonë “ne do dalim kampion”. Duhet parë dhe rendimenti i dy ardhjeve të reja, Shkurtajt dhe Rrocës”, u shpreh Starova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *