Quajeni “LeoGJENDË”: Tjetër rekord, Mesi “mbreti” i shekullit të ri!

Barcelona fitoi mbrëmë përballë Leganesit me rezultatin 3-1 dhe diferenca me Atletikon e Madridit të vendit të dytë shkoi përsëri në pesë pikë. Tifozët e pranishëm në “Camp Nou” u befasuan kur panë formacionin titullar të Ernesto Valverës. Mungonte Leo Mesi, por trajneri kishte vendosur t’i dhuronte pak pushim yllit të ekipit.

Kapiteni zbriti në fushë në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 64-ët, kur rezultati ishte 1-1. Ritmi ndryshoi, sulmet e Barçës filluan të bëhen të frikshme dhe Mesi nisi vallëzimin në fushë. Goli i avantazhit shënuar nga Luis Suarez nisi nga këmbët e tij, ndërsa në minutat shtesë, Leo vendosi të shënonte vetë pas disa kombinimeve të bukura me Zhordi Albën, duke vulosur fitoren.

 

 

Ky ishte goli i 18 për argjentinasin në kampionat këtë sezon, por që i ka mundësuar atij të thyejë një tjetër rekord të pabesueshëm. Me rrjetën kundër Leganesit, Mesi bëhet golashënuesi më i mirë i shekullit të ri në La Liga si… zëvendësues!

Rrallë herë e kemi parë të futet nga stoli, por kapiteni ka shënuar plot 22 gola, duke e nisur ndeshjen si zëvendësues. Nga viti 2000 e deri sot, askush nuk ia ka dalë të shënojë më shumë se ai. Fjalët për një futbollist të tillë janë të tepërta dhe shpeshherë të vështira për t’u gjetur. Komplimentet nuk mjaftojnë, ai është thjeshtë Leo Mesi, pjesë absolute e historisë së lojës më të bukur me top, legjendë dhe ndoshta… më i madhi i të mëdhenjve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online