FOTO | Në Angli të marrosur pas Bielsës, gjest i pabesueshëm i tifozit të Lidsit!

0

Marselo Bielsa është një trajner që përdor gjithçka për të siguruar fitoren e ekipit të tij. Argjentinasi po bën mirë me Lids Junajtid, ekipi i tij kryeson renditjen në “Championship” me një pikë më shumë se Noruiçi dhe rikthimi në Premier Ligë është më afër se kurrë. Stili i tij i lojës, futbolli sulmues, risitë taktike dhe rezultatet kanë bërë që të gjithë tifozët e Lidsit të dashurohen pas tij.

Trajneri i Lids Junajtid u tregua i sinqertë dhe i befasoi të gjithë, kur pranoi se i spiunonte të gjitha ekipet kundërshtare. Gjithçka nisi përpara ndeshjes kundër Derbi Kauntit, kur një anëtar i stafit të Bielës u kap duke ndjekur në fshehtësi stërvitjen e ekipit të Frenk Lampard.

Diçka e tillë solli polemika në ishull dhe palët janë të ndarë. Ka nga ata që e quajnë normale diçka të tillë, ndërsa të tjerë janë kundër “spiunimit” të kundërshtarëve.

Megjithatë, një tifoz i Lidsit ka vendosur ta përjetësojë trajnerin në trupin e tij. Ultrasi ka bërë një tatuazh të veçantë në krahun e tij, ku dallohet Bielsa me një palë dylbi, sigurisht duke spiunuar ndonjë skemë taktike të ndonjë ekipi kundërshtar…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.