Fitorja në finalen e Champions-it nuk ka kënaqur vetëm lojtarët dhe tifozët e Liverpulit. Kompanitë e shumta që sponsorizojnë klubin e kuq nuk u kursyen me mesazhe urimi për këtë sukses historik të djemve të Jyrgen Klop.
Megjithatë, pati edhe nga ata sponsor që nuk u mjaftuan vetëm me një mesazh të thjeshtë. Kompania “iDesign Gold” që merret me modifikimin e celularëve “apple”, u ka dhuruar çdo lojtari të Liverpulit një celular “Iphone XS Max” të veshur me pllaka ari 24 karat.
Secili prej celularëve ka të gdhendur në të emrin e futbollistit dhe numrin e fanellës, natyrisht nuk është harruar “arkitekti” i këtij suksesi, trajneri Jyrgen Klop.
Telefonat e modifikuar nga kompania “iDesign Gold” janë shumë të përhapur në komunitetin e futbollistëve. Për të porositur një celular të modifikuar nga kjo kompania do ju duhen të paktën 20 mijë dollarë.
https://www.instagram.com/p/BnwMvFJnXuN/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/BwWycFplwVB/?utm_source=ig_web_copy_link