Spektakël personal i Kavanit, PSG fundos më tej Monakon dhe Henrinë

0

Pa gol prej një muaji, Edinson Kavani është kthyer fuqishëm dhe sot i ka shënuar 3 gola Monakos, me PSG që ka triumfuar 4-0, duke fundosur edhe më tej Monakon e drejtuar nga Tieri Henri.

Ishte një ndeshje pa histori që në start, në fakt, sepse PSG e ka nisur kampionatin me ritëm absurd, duke fituar sot ndeshjen e 13-të rresht dhe duke luajtur vetëm për rekorde, ndërsa Monako e nisi ndeshjen pa gjysmë ekipi për dëmtime dhe që në pjesën e parë u dëmtua edhe Çadli.

Kavani shënoi në minutat, 4, 11 e 53, me dy golat e parë që u anuluan fillimisht dhe më pas VAR korrigjoi gjithçka. Në minutën e 64-t Mbape fitoi një penallti të transformuar me qetësi nga Nejmar, i cili ka mbërritur në kuotën e 10 golave në 11 ndeshje në Ligën 1.

45 gola në 13 ndeshje për PSG, rekord absolut në Francë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.