Spektakël i Dukatit, triumfojnë edhe në Austri

Një triumf i madh për Horge Lorencon në garën e Moto GP së Austrisë. 31-vjeçari me Dukatin e tij ka fituar duelin me Mark Markez duke mbërritur i pari në finish. Podi plotësohet nga një tjetër Dukati me Andrea Doviciozon, i cili e mbylli në vendin e tretë. Një garë e mirë dhe për Valentino Rosin, i cili e mbylli në vendin e gjashtë dhe rezultati mund të quhet pozitiv, duke llogaritur që “Doktori” e nisi nga vendi i 14.

Spektakël dhe parakalime në garën e “Red Bull Ring” të Austrisë. Markez niset i pari dhe pas tij Doviciozo dhe Lorenco. Duel i fortë mes treshes së parë dhe parakalimet dhe ndërrimet e pozicioneve ndodhin gjatë gjithë garës. Një pistë e favorshme për Dukatin dhe pavarësisht duelit të zjarrtë midis Markez dhe Lorencos, në fund ka triumfuar ky i fundit, duke i dhënë një tjetër fitore motorit italian. Me fitoren e sotme, Lorenco ka arritur triumfin e tretë personal për këtë sezon.

Horge Lorenco parakalon në renditjen e përgjithshme dhe  shokun e tij, Andrea Doviciozo dhe tashmë renditet në vendin e tretë. Markez vazhdon kryesimin e kampionatit në kuotën e 201 pikëve. Në vend të dytë është Valentino Rosi (142) me 59 pikë më pak. Podin e kompleton Lorenco (130), i cili ka kaluar shokun e tij te Dukati, Andrea Doviciozo (129) me një pikë më shumë.

Renditja e pilotëve në garën e Austrisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online