Spaleti: Të dyja skuadrat meritonin pikë, Naingolan kthehet në ndeshjen tjetër

Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti vlerësoi lojën e të dyja skuadrave në përfundim të takimit ndaj Napolit. Tekniku toskan nuk harroi të fliste për çështjen e nxehtë të Raxha Naingolan, i cili mungoi në takimin e sotëm për arsye pezullimi.

NDESHJA – “Ishte një ndeshje shumë e bukur. Mund të them se të dyja skuadrat meritonin pikë. U zhvillua një lojë e bukur me topin që shkonte sa njëra anë në tjetrën. Napoli është skuadër fantastike ata e lëvizin topin me 1000 kilometra në orë”.

LAUTARO MARTINEZ – “Ai kreu detyrën. Do bënte mirë që të kishte shënuar në disa ndeshje të tjera, por ja që sot ia doli dhe na dha tre pikë kundër Napolit”.

ÇËSHTJA NAINGOLAN – “Ai erdhi me vonesë disa herë radhazi dhe u ndëshkua me gjobë dhe  pezullimin. Lojtarët kanë shumë para dhe gjobat janë të papërfillshme, por pezullimet kanë një impakt tek ta. Rregullat janë thellbësore për skuadrën, ashtu siç është thelbësore topi në sportin e futbollit. Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online