Spaleti: Synojmë trofeun, jemi pjesë e favoritëve

Luçiano Spaleti ka folur para medieve në daljen për shtyp para takimit në “San Siro”, ku Interi pret Austrinë e Vienës. Skuadra italiane fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 1 – 0, por trajneri zikaltër thotë se austriakët kanë treguar se janë një skuadër me kualitet dhe kualifikimi mbetet çështje e hapur.

KUNDËRSHTARI – “Nuk dua të shoh Interin e pjesës së dytë të ndeshjes së kaluar. Austria e Vienës tregoi se ka lojtarë me kualitet. Ndoshta në pjesën e parë ishin disi të frikësuar dhe ne morën kontrollin e lojës, por kur ata filluan të luanin më lirshëm dhe na hapën shumë unë. Fituam ndeshjen e parë, pro kualifikimi mbetet çështje e hapur”.

FAVORIT PËR EUROPA LEAGUE ? – “Interi është një ekip favorit ashtu siç janë dhe pesë ose gjashtë ekipe të tjera. Në këto lloj kompeticion s’mund të ketë vetëm një favorit. Këtë pyetje mund t’ua bësh të gjithë skuadrave të një niveli të lartë të këtij turneu si Çelsi etj. Ne duhet të synojmë gjithmonë për më lart, më pas do ndeshjet do e tregojnë”.

NDRYSHIMET TEK INTERI – “Kam parë se skuadra ka më shumë dëshirë për të korrigjuar gabimet se më parë. Kemi rregulluar disa detaje që kanë bërë diferencën. Fitorja në kampionat ka ngritur besimin e skuadrës”, përfundoi Spaleti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online