Interi me komunikatë për Ikardin, Spaleti e Kandreva: Na mungon!

Mauro Ikardi është në qendër të vëmendjes tek Interi. Sulmuesit argjentinas iu hoq shiriti i kapitenit, ndërkohë që në klub dyshuan edhe për dëmtimin e tij. Sot ai ka kryer edhe disa vizita mjekësore dhe zikaltrit kanë dalë me një njoftim zyrtar.

“Mauro Ikardi i është nënshtruar një rezonance magnetike sot në mëngjes për shkak të dhimbjeve në pjesën e përparme të gjurit të djathtë. Kontrollet mjekësore nuk zbuluan ndonjë ndryshim të madh krahasuar me kontrollet e mëparshme të bëra në fillim të sezonit”, shkruhet në qëndrimin e Interit.

Ndërkohë në lidhje e sulmuesin ka folur edhe trajneri Luçiano Spaleti dhe mesfushori Antonio Kandreva. Ky i fundit, shkurtimisht tha para mediave: “E dimë që Ikardi është shumë i zhgënjyer për këtë situatë, por ai kujdeset për ne, këtë ekip dhe për tifozët. E presim krahëhapur kur të jetë rikuperuar 100%”.

“Në lidhje me këtë histori, nuk dua të përsërit veten apo të jem antipatik. Kemi një ndeshje të rëndësishme dhe ata që kanë luajtur pak kanë një shans për të treguar vlerat. Mauron e kam parë gjithmonë duke qeshur, tani po merr veten nga një dëmtim. Po e presim. Stafi mjekësor, bazuar në gjendjen e tij, do hartoje një program për rikuperimin”, tha Spaleti.

IKARDI DHE LAUTARO MARTINEZ – “E kam thënë shumë herë që ata të dy  janë sulmues shumë të ngjashëm, por si të gjithë lojtarët e mirë mund të punojnë së bashku. Njëri është më i mirë afër zonës së rreptësisë, ndërsa tjetri mund të luajë dhe në krah. Lautaro duhet të tregojë të njëjtën rrezikshmëri kur është në kontakt me topin. Në këtë kohë që nuk kemi pasur Ikardin ka qenë një mungesë e rëndë për ne dhe do të vazhdojë të jetë e tillë deri kur të rikthehet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online