Spaleti nuk dorëzohet: Duhet të kemi besim, sezoni është i gjatë!

Interi do të udhëtojë drejt Torinos, për të luajtur derbin e Italisë ndaj Juventusit mbrëmjen e nesërme. Një transfertë mjaft e vështirë, duke parë formën që po kalojnë bardhezinjtë, të cilët renditen të parët me 40 pikë, 11 më shumë se Interi i vendit të tretë. Në kuadër të ndeshjes ka folur trajneri Spaleti, i cili ka shfaqur besim tek ekipi i tij.

NDESHJET E ARDHSHME – “Juventus dhe PSV janë ndeshje shumë të rëndësishme për sezonin, por çdo gjë duhet ta bëjmë hap pas hapi. Nëse e hedhim hapin e parë të saktë, kjo do të na ndihmojë të vazhdojmë në të njëjtën formë”.

KAMPIONATI – “Asgjë nuk ka mbaruar, kampionati nuk mbaron kur ti humb një ndeshje, duhet të kesh besim. Është një sezon i gjatë, mbaron kur nuk ke mundësi ta provosh diçka. Distanca është e madhe, por çdo gjë varet nga ne, në rast se do të mundohemi të rivalizojmë”.

KUNDËRSHTARI – “Juventusi çdo vit merr lojtarë që bëjnë diferencën. Kur isha te Roma, ata pas gjashtë muajve morën Pjaniç. Vitin e kaluar Kanselo ishte ndër më të mirët te ne dhe e mori Juventusi gjithashtu. Kujtojmë blerjen e Higuain nga Napoli. Këto janë detaje të rëndësishme në rritjen e një ekipi. Tani kanë Kristianon, i cili ka një mentalitet të jashtëzakonshëm. Është një ndeshje që do të testojmë karakterin dhe personalitetin tonë”.

PËRGATITJA E NDESHJES – “Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë për 90 minuta. Duhet të krijojmë hapësira dhe t’u hapim sa më shumë probleme. Juventus ka fituar ndeshje dhe kur ka vuajtur, jo vetëm kur ka dominuar. Duhet të tregojmë guxim dhe personalitet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online