Mbrojtësi i Interit, Milan Shkriniar, është i bindur se me ardhjen e Kontes në krye të pankinës, zikaltërit do të luftojnë për titullin kampion në Serie A. Në fjalën e tij, 24-vjeçari u shpreh:
“Spaleti është një njeri i shkëlqyer dhe një trajner i madh, por klubi mori vendimin e tij,” tha Shkriniar për Sport Mediaset. “Tani ka ardhur Konte, pritshmëritë janë të mëdha. Ne duam të luftojmë për titullin kampion”.
“Sezoni i kaluar ishte i kënaqshëm, për shkak se u kualifikuam në Ligën e Kampionëve, por gjithmonë mund të bëjmë më mirë. Rezultatet në javët e fundit të sezonit nuk ishin ato që ne dëshironim, por qëllimi ynë ishte të përfundonim në katër vendet e para dhe ia arritëm”, përfundoi mbrojtësi sllovak.