Epoka Konte, sakrifikohet lideri i mesfushës zikaltër!

0

Tek Interi ka nisur epoka Konte, me italianin qe ka po përgatit ekipin për sezonin e ri. Merkatoja pritet të jetë mjaft e nxehtë te zikaltrit dhe duket se i sakrifikuari i parë do të jetë Raxha Naingolan.

Belgu ka pasur vazhdimisht probleme disiplinore sezonin që lamë pas dhe Antonio Konte duket se nuk e do në ekip. Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, trajneri i Interit ka diskutuar me Bepe Marotën për këtë çështje.

Në rast se vjen ndonjë ofertë në kufijtë e 30 milionë eurove, Marota do ta pranojë menjëherë. Për shërbimet e Naingolan thuhet se favorit janë kinezët e Guangzhu Evergrandes.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.