Spaleti: Jemi ekip shumë i fortë, Naingolan mund të jetë gati

Inter do të luajë ditën e nesërme sfidën ndaj Xhenoas, që përkon me javën e 11-të të Serisë A. Pas Xhenoas zikaltrit do të presin Barcelonën në një ndeshje mjaft të rëndësishme. Lidhur me përballjen e nesërme, trajneri Luçiano Spaleti ka folur përpara mediave, duke shfaqur besim tek ekipi i tij, si dhe ka folur në lidhje me dëmtimin e Naingolan dhe afrimin e mundshëm të Bepe Marotës te zikaltrit.

SFIDA E NESËRME – “Ndeshja paraqet vështirësi si të gjithë sfidat e tjera, pasi në kampionatin tonë çdo ekip ka mangësitë e tij. Performancat e Xhenoas kanë qenë të mira kohët e fundit, sidomos ndaj Juventusit dhe Milanit. Nëse duam ta kalojmë me sukses këtë ndeshje duhet të tregohemi më superior se kundërshtari në çdo moment”.

EKIPI – “Jemi një ekip shumë i fortë, që luan një futboll të mirë. Një ekip që i meriton tifozët të cilët do të jenë nesër. Rreth 70 mijë spektatorë. Duhet të jemi në të njëjtin nivel me tifozët tanë. Deri tani po bëjmë mirë, shpresoj të vazhdojmë kështu”.

NAINGOLAN
– “Raxha po e tregon se sa i fortë është. Ai u stërvit sot dhe gjithashtu kreu dhe stërvitjen ekstra që kishin lojtarët e tjerë. Ai kishte dhimbje, por e çoi deri në fund. Ne kemi një staf mjekësor të klasit të parë, të cilët arritën ta kthenin në vetëm pak ditë Raxhan. Është e vështirë për ta përdorur nesër, megjithëse ai është pjesë e grupit, kjo dhe për shkak të karakterit të tij, i cili nuk pranon të mos jetë i përfshirë”.

ROTACIONI – “Sa i përket rotacionit, do të shohim, mund të ketë ndryshime. Ndaj Lacios luajti Zhoa Mario që nga fillimi edhe pse kisha tre apo katër alternativa të tjera. Luajta me atë sepse kishte karakteristikat që më duheshin dhe ai reagoi në mënyrën e duhur”.

MAROTA – “E njoh Marotën prej kohësh dhe është një profesionist i shkëlqyer. Gjithsesi, ka dhe shumë të tjerë që kanë dhënë kontributin e tyre te Juventusi. Vetëm ata e dinë pse Marota u largua nga Juventusi. Në qoftë se vjen tek Inter, do të ishte diçka mjaft e mirë për ne”, përfundoi tekniku zikaltër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online