Solskjaer: Siti ka vendosur një standard, kemi diferenca në cilësi

Në ndryshim nga humbja e fundjavës ndaj Evertonit, Ole Gunar Solskjaer, nuk kritikoi lojtarët e tij pas derbit ndaj Mançester Sitit.

Trajneri norvegjez u shpreh se pa lojtarë të impenjuar e që vraponin, por në fund Solskjaer pranon me keqardhje që Siti është ekipi më i mirë dhe madje i komplementin duke thënë se ekipi i Guardiolës ka vendosur një standard.

“Skuadra reagoi, por në fund u mundëm nga një kundërshtari më i mirë se ne. Gjithsesi mora një reagim nga skuadra dhe lojtarët. Mund të vërehej qartazi se djemtë po punon fortë, por nuk ishte mjaftueshëm”.

“Ka një diferencë në cilësi. Për këtë arsye ata janë në këtyre dhe ne jemi këtu ku jemi. Ata kanë vendosur një standard. Jetojmë në Mançester dhe s’mund të na pëlqejë kjo gjë. Është në dorën tona që të zvogëlojmë hendekun e t’i kalojmë ata”.

“Sot nuk mund të them se ndonjë nga lojtarët nuk vrapoi. Duket qartë që kishte impenjim dhe përqendrim. Thjesht na duhet të punojmë sërish. Lojtarët e Sitit kanë shumë uri kur humbasin topin. E marrin mbrapsht me agresivitet dhe faulle”, përfundoi Solskjaer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online