Solskjaer i pafat, ndaj Barcelonës pa “yllin” e sulmit

Shorti i goglave nuk ishte i butë me Mançester Junajtid. “Djajtë e Kuq” do të ndeshen në çerekfinale me Barcelonën, një kundërshtar nga i cili ruajnë kujtime shumë të këqija.

Përballjet ndaj katalansve do të jenë më datë 10 dhe 16 prill. Gjithsesi lajmet e këqija kanë filluar të vijnë për Solskjaer edhe pse më shumë se tri javë larg këtyre sfidave.

Solskjaer do i duhet të bëjë planet për këto dy takime pa lojtarin më të paguar të ekipit, kiliani Aleksis Sançez. Sulmuesi ka pësuar një dëmtim në ligamentet e gjurit, që mendohej se do linte jashtë deri në fund të marsit, por analizat e mëtejshme kanë zbuluar se Sançez mund të humbasë dhe muajin prill.

Gjithsesi alternativat për norvegjezin nuk janë të paktë. Marsial dhe Rashford japin garanci për sulmin, ndërsa në stol janë dhe lojtarë si Lingard ose Huan Mata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online