Solskjaer bën kërkesën e parë, Junajtid gati 25 milionë sterlina

Ecuria e Ole Gunar Solskjaer te Mançester Junajtid po shkon në mënyrë perfekte, teksa norvegjezi është bërë i pari trajner në historinë e klubit që debuton me gjashtë fitore radhazi në po kaq ndeshje.

Momentalisht jemi në merkato e janarit dhe si çdo trajner, edhe Solskjaer ka dëshirat e tij për lojtar, të cilët kërkon ti ketë nën urdhrat e tij. Pavarësisht se Junajtid ka një ekip te kompletuar, 44-vjeçari, duket se e ka bërë kërkesën e parë karshi drejtuesve të “Red Devils” dhe ai është holandezi, Stiven Bergvajn.
Anësori 21-vjeçar aktivizohet prej verës së vitit 2015 me ekipin e parë të PSV, ku në dy sezonet e fundit ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm për ekipin holandez. Drejtuesit nga Eindhoveni e vlerësojnë talentin e tyre, së paku 25 milionë sterlina, ku oferta e parë pritet të mbërrijë shumë shpejt drejt tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online