Dëmtimi në kavilje, mjekët qetësojnë Grezdën dhe Panuçin

Eros Grezda u dëmtua para disa ditësh dhe frika ishte e madhe se mos mungesa e tij do të ishte e gjatë. Sulmuesi anësor i Rejnxhërs rrezikonte deri në tre muaj, por tashmë ka marrë edhe përgjigjen e mjekëve.

Burime të Sportekspres.com pranë vetë futbollistit bëjnë me dije se Grezda për një muaj do të jetë në fushë, një lajm i mirë kur mendon se mungesa e tij do të ishte më e gjatë. Kështu trajneri i kombëtares, Kristian Panuçi, mund të qetësohet.

Grezda në këtë mënyrë do të mund të nisë të luajë për Rejnxhërs në muajin shkurt dhe në mars do të jetë gati për takimet me Turqinë dhe Andorrën. Për gjakovarin përballja me turqit është speciale, kur kujton se ndaj tyre ai ka shënuar edhe golin e parë me fanellën kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online