Ekuban i dashuruar pas Turqisë: Vendimi më i mirë i jetës time

Kaleb Ekuban është padyshim një ndër emrat që në vendin tonë do të kujtohet gjatë, sidomos nga tifozët e Partizanit. Sulmuesi ganez, aktualisht luan në Turqi me Trabzonsporin, ku kaloi në huazim nga ekipi anglez i Lids Junajtid.

Edhe pse është mbyllur vetëm gjysma e parë e kampionatit, Ekuban ka fituar zemrat e tifozëve dhe drejtuesve turq, të cilët me shumë mundësi do ta blejnë përfundimisht kartonin e tij në fund të sezonit. Gjithashtu, vitin e ri, 24-vjeçari e nisi në mënyrë perfekte, ku shënoi dy herë dhe dhuroi një asisit në miqësoren ndaj Den Hagut, të fituar me shifrat 3-1.
Ish-lojtari i Partizanit, ka folur për mediat turke në lidhje me ecurinë e tij te Trabzonspori si dhe për vendimin e tij për të shkuar në Turqi, ku është shprehur i lumtur për formën e tij dhe ka shprehur dëshirën për të qëndruar. “Ardhja këtu është vendimi më i mirë që kam marrë në jetën time. Jam në huazim, por klubi dëshiron të më mbajë dhe unë gjithashtu synoj të qëndroj”, përfundoi Ekuban.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online