Skolls e ka me Murinjon: Junajtid zhgënjyes, Guardiola do e urrente këtë lojë

Zhoze Murinjo u emërua në verën e viti 2016 në krye të stolit të Mançester Junajtid. Tekniku portugez erdhi me shumë bujë në Angli dhe të gjithë shpresonin se ai do të rikthente kohërat e Fergusonit. Por, rezultatet e treguara deri më tani nuk janë ato që të gjithë prisnin të shihnin.

I pakënaqur nga situata e djajve të kuq është dhe legjenda e klubit anglez, Pol Skolls. Në rolin e analistit sportiv tashmë, ish-mesfushori është shprehur se Murinjo nuk është në lartësinë e duhur dhe se është shumë larg Pep Guardiolës me punën që po bën. Kjo referuar dhe faktit se ekipi i Murinjos e mbylli sezonin që lamë pas -19 pikë nga Siti.

Gjithashtu, Skolls është i pakënaqur edhe me situatën që ish-ekipi i tij po tregon në fazën përgatitore dhe në ndeshjet miqësore të zhvilluara së fundmi.

“Si një njeri i futbollit, nëse jeni trajner dhe e shihni ekipin tuaj duke luajtur, Mourinjo mund të jetë i lumtur me stilin e lojës”, – u shpreh fillimisht Skolls për “beIN Sports”.

Më tej ai shtoi: “Është një ekip që mezi i prodhon rezultatet, në vend që të të impresionojë. Ndoshta kjo është ajo që ai do, kështu ka qenë ndër më të mirët gjatë viteve. Nëse Guardiola do të ishte trajner i Mançester Junajtid, do ta urrente këtë që po sheh dhe do të bënte ndryshe. Gjëja më e rëndësishme për të janë rezultatet dhe ai do të gjykohet për to”.

Skolls mendon se do të ishte një katastrofë nëse në sezonin 2018/2019, Murinjo nuk fiton asnjë trofe. “Viti i kaluar ishte zhgënjyes. Ju nuk keni aftësi te mbinatyrshme për të fituar një trofe, e di këtë gjë, por mënyra si ata luajtën në kampionat, nuk ishte në nivelin e kërkuar. Ata u eliminuan nga Sevilja ne Ligën e Kampionëve, e cila është një skuadër e dobët. Është e vërtetë që ata shkuan në finalen e FA Cup, por çdo vit që Mançester Junajtid nuk fiton diçka është katastrofë dhe kjo gjë do të vazhdojë”,- përfundoi ish-lojtari i Junajtid.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online