Flamurtari i Ilir Dajës, ja çfarë i mungon

Flamurtari ka nisur përgatitjet, por vlonjatët në merkato kanë qenë të ngadaltë dhe kanë nevojë për përforcime. Deri më tani janë zyrtarizuar dy lëvizje: Kotobelli dhe Batha nga Partizani. Kuqezinjtë kanë nevojë edhe për të tjera afrime cilësore.

Deri më tani për portën kanë dy alternativa: Salin dhe Qirkon. Të dy të rinj. Ndoshta mund të afrohet një tjetër me eksperiencë. Mbrojtja ka nevojë për përforcime, edhe pse për momentin mund të projektohet një vendosje e tillë: Siljanovski nga e djathta, Pollozhani e Veliu në qendër, kurse Kotobelli në të majtë.

Edhe treshja e qendrës së mesfushës plotësohet. Useini është konfirmuar edhe për një sezon, ndërkohë që është afruar edhe Idriz Batha. Emiljano Musta me shumë mundësi do të të luajë qendër e majtë. Elbasanasi e ka mbuluar edhe më parë këtë pozitin te Teuta.

Në sulm deri më tani është konfirmuar Tomislav Bushiç dhe gjithë të tjerët janë larguar. Problemi kryesor është me sulmuesit anësorë. Flamurtari nuk ka asnjë lojtar deri më tani në atë pozicion. Ndoshta në të majtë mund të pozicionet Musta, kurse për krahun e djathtë nuk ka asnjë lojtar.

Nga të rinjtë i vetmi që ka luajtur disi është Fjoralb Deliaj, kurse pjesa tjetër e ekipit nuk ka eksperiencë. Është e domosdoshme që te Flamurtari të afrohen të paktën edhe 5-6 lojtarë të tjerë, ndryshe me këtë grup kuqezinjtë do ta kenë të vështirë të përballojnë kampionatin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online