“Vjedhja” perfekte e Barcelonës, Malkom është blaugrana

Roma nuk ka folur ende, pret dhe si boksieri i rrëzuar në tapet, provon të mbledhë forcat për të vijuar betejën.

Në fakt, goditja e marrë nga Barcelona ishte e rëndë: talenti brazilian Malkom ishte verdhekuq dhe në darkë, Roma e Bordo e zyrtarizuan në faqet zyrtare dhe priteshin firmat, me sulmuesin që priste avionin.

Megjithatë, 21-vjeçari u detyrua të anulonte fluturimin, pas një telefonate nga klubi francez: Kthehu pas, Barcelona të do me çdo kusht!

Pa firma, nuk mund të hidhen akuza, por gjithsesi veprimi i klubit katalanas është i ulët, sepse nuk duhej të futej në valle kur ishin bere njoftimet.

Roma kishte marrëveshje për 32 milionë në dorë dhe 4 milionë në bonuse, Barça ofron 38+3, duke bindur Bordonë, por edhe lojtarin, që natyrisht nuk mund të refuzojë një klub kaq të madh dhe një kontratë me të mirë.

Prezantimi pritet të bëhet sot, por me shumë interes pritet shpjegimi i Barcelonës, që duket si hajdute në këtë histori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online