Skënderbeu rikthehet te fitoret, Selmani i bën të gjitha (VIDEO)

Skënderbeu ka lënë pas rezultatet negative dhe është rikthyer te fitorja pas gjashtë humbjeve radhazi në kampionat. Të besuarit e Shehit kanë triumfuar 2-1 në shtëpi përballë Laçit, një ndeshje shumë e vështirë për korçarët. Të tri golat u shënuan në pjesën e dytë, fraksion që pati dhe dy penallti.

Fillimisht, ishte Krasniqi që kaloi Skënderbeun në avantazh. Në minutën e 55’, Muzaka kroson bukur nga krahu i djathtë dhe sulmuesi i “Ujqërve” i vjedh kohën Toros për të shënuar me kokë. Në minutën e 76’, është sërish Krasniqi protagonist. Sulmuesi fiton një penallti, e cila shndërrohet në gol nga kroati Perivan.

Ky gol rezultoi shumë vendimtar, pasi edhe Laçi gjeti rrjetën. Në minutën e 90’, Gjoni fiton penallti dhe topin e mer… Selmani. Portieri i kurbinasve merr përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe realizon, duke shënuar golin e parë për Laçin në tre ndeshjet e 2019-ës. Megjithatë, ky gol nuk i shmangu humbjen Laçit dhe Skënderbeu merr tri pikë të vyera, duke parakaluar kurbinasit edhe në renditje.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 21

E hënë, më 11 shkurt, ora 18:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Skënderbeu – Laçi  2-1
Krasniqi 55′, Pervan 76′ (p) / Selmani 90′ (p)

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Sambu, Pëllumbi, Abazi, Taipi, Sibo, Dita (Kurti 54′), Pervan (Oto Xhon 83′), Muzaka (Gripshi 71′), Krasniqi Në dispozicion (Teqja, Radash, Kurti, Gripshi, Asani, Toskiç, Oto Xhon) Trajner: Orges Shehi

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eler, Jonuzi, Çokaj, Shtubina (Berisha 56′), Lushkja (Mane 74′), Xhixha (Okpotu 49′) Në dispozicion (Sali, Pjeshka, Mersinaj, Mane, Okpotu, Berisha, Domgjoni) Trajner: Besnik Prenga

Gjyqtarë:  Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Nertil Bregasi, Olsi Sokoli

Kartonë të verdhë: Taipi 42’ / Gjoni 68′, Jonuzi 84′

EPISODET

90+’ Mbyllet takimi në Korçë, Skënderbeu triumfon përballë Laçit

90’ Goooool Laçi! Shkurtojnë kurbinasit
Gjoni fiton një penallti, pas një ndërhyrje nga pas e sulmuesit Krasniqi. Fillimisht, është Okpotu që merr topin për të goditur, por sinjalizohet nga Gjoni që do të gjuajë Selmani. Portieri i kurbinasve vrapon drejt zonës kundërshtare dhe godet penalltinë, duke shkurtuar diferencat.

76’ Gooooool Skënderbeu!! Pervan dyfishon shifrat
Blerim Krasniqi i vjedh kohën portierit Selmani, i cili shkakton penallti. Përgjegjësinë e merr kroati Pervan, i cili tregohet i saktë nga 11 metrat dhe shënon të dytin për Skënderbeun. Me këtë gol, Pervan kompletoi ndeshjen perfekte, pasi ka qenë ndër më të mirët në fushën e lojës.

62’ Laçi përgjigjet dhe gjen rrjetën, por goli i kurbinasve është në pozicion të parregullt

55′ Goooooool Skënderbeu. Shënon Krasniqi!!
Muzaka gjen mirë hapësira nga krahu i djathtë i sulmit dhe harkon në qendër drejt Krasniqit. Sulmuesi ka ende shumë punë për të bërë, por i vjedh kohën mbrojtjes kurbinase dhe shënon me kokë, një gol shumë i bukur

49′ Mbyllet sfida për Xhixhan, debuton Okpotu

46’ Starton pjesa e dytë, asnjë zëvendësim në fushën e lojës

45′ Mbyllet pjesa e parë, raste të shumta për të dyja skuadrat

30’ Rasti më i pastër i sfidës i takon Skënderbeut. Marko Pervan duket në një ditë shumë të mirë. Kroati gjen mirë hapësira në hyrje të zonës dhe provon të djathtën. Gjuajtja e tij ndalet nga shtylla dhe Selmani rrezikon autogolin

28’ Çfarë shansi për Skënderbeun. Një aksion model i skuadrës korçare konkretizohet me një gjuajtje me kokë nga mesfushori debutues Sibo, por Selmani ndal sërish

23’ Shans ideal për Laçin. Jonuzi ekzekuton me shpejtësi një goditje nga këndi. Topi i krosuar në zonë gjen këmbët e Gjonit, i cili godet fort, por ndalet nga Dajsinani

18’ Perman bën gjithçka mirë dhe është lojtari më i rrezikshëm i Skënderbeut. Anësori i majtë provon të ndëshkojë me të djathtën, por e ndal Selmani

5′ Perman rrëzohet brenda zonës dhe pretendon për penallti, gjithçka e rregullt sipas gjyqtarit

1′ Fillon takimi, Skënderbeu e nis në sulm

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online