Shehi: Hapi i parë për të dalë nga kriza, Pervan lojtar me cilësi

Trajneri  i Skënderbeut, Orges Shehi, foli për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” pas përfundimit të ndeshjes ndaj Laçit, ku skuadra e tij u rikthye te fitorja në kampionat pas gjashtë humbjeve radhazi. Tekniku durrsak foli për emrat e rinj si Dajsinani dhe Pëllumbi, por edhe për kroatin Pervan që bëri një paraqitje shumë të mirë.

NDESHJA – “Sigurisht që jemi të kënaqur, sepse u rikthyem te fitorja. Kishim harruar shijen e fitore. Më vjen mirë që skuadra u rikthye dhe këto tri pikë do t’i japin shumë skuadrës. Më vjen mirë që blerjet e reja po shkrihen me ekipin, po ambientohen. Jam shumë i kënaqur me lojën”. DEBUTUESIT – “Sibo është një lojtar që ka ardhur në janar. Duke parë cilësitë e tij, më vjen keq që nuk e kemi kartonin e tij, pasi është i huazuar. Realisht, është një lojtar që i bën punë skuadrës. Pëllumbi është një lojtar që ka besimin tim maksimal. Pak e nga pak i kam dhënë minuta dhe gjithmonë kur luan, jam i qetë. Ka shumë të ardhme dhe unë kam besim dhe jam simpatizant i lojtarëve të rinj. Pas largimit të Alitit, unë do t’i besoj, por ai e ka në dorë nëse do ta mbajë vendin ose jo. Dajsinani? Kam vendosur që pas ndeshjes kundër Krujës ta bëj këtë ndryshim. Skuadra po pësonte shumë dhe desha t’i jap qetësi Aldos (Teqjas), prandaj aktivizova Dajsinanin”.

PERVAN – “Marko është një lojtar që ka shumë cilësi. Duke parë që çfarë cilësish ka, e futa që në ndeshjen kundër Krujës. Është një lojtar që na bën shumë punë. Duke pasur Tosiç dhe Taipin, mund të them se kemi një skuadër me shumë kualitet. Gradualisht, skuadra do të rregullohet. Kemi problem me lojtarët e huaj, pasi kemi dy shqiptarë që nuk mund t’i aktivizoj. Kemi lojtarë me vlera në stol, por që nuk mund t’i aktivizoj”.

KRIZA – “Shumë e drejtë, pas katër humbjeve të fazës së parë, skuadra mendoi që ta lente pas këtë krizë. Bëmë ndeshje përgatitore shumë të mira, por për fat të keq, na u dëmtuan lojtarët. Ndeshja kundër Partizanit na gjeti të paplotë dhe ajo humbje ndikoi për vazhdimësinë. Megjithatë, sot është hapi i parë për ne, pasi morëm një fitore me shumë vlera dhe me lojë shumë të bukur”, përfundoi Shehi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online