Skënderbeu me probleme: Muzaka s’ia del, dy në dyshim

Skënderbeu ka një ndeshje të vështirë të hënën kundër Partizanit, ndërkohë që një problem më vete janë mungesat. Sikurse raportohet në RTSH Sport, Gjergji Muzaka nuk do të mund të jetë i gatshëm për përballjen me të kuqtë.

Mesfushori u dëmtua në ndeshjen e fundit me Kamzën dhe gjatë këtyre ditëve ka bërë terapi intensive. U mendua se do ia dilte të rikuperohej në kohë, por nuk ka qenë e lehtë. Gjithashtu nuk mund të rrezikohet, pasi kontraktimi mund të sillte ndonjë tërheqje që do e linte më gjatë pa luajtur.

Ndërkohë që Muzaka duket se e ka humbur ndeshjen, Blerim Krasniqi dhe Marko Radas janë në dyshim të fortë për të qenë të gatshëm. Shanset janë të vogla që mbrojtësi dhe sulmuesi të jenë në urdhrat e trajnerit Shehi. Gjithçka do të sqarohet në stërvitjen e ditës së nesërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online