Sinjale paqeje, vizita e Montelës lumturon familjen Donaruma

Xhanluixhi Donaruma dhe Milani po afrohen pak nga pak, pas krizës së javëve të fundit.

Trajneri Vinçenco Montela ka vizituar familjen e portierit të talentuar të kombëtares italiane dhe ka qenë një gjest që ka kënaqur pa masë të afërmit e Donarumës.

“Jemi të lumtur për vizitën, nuk do të kushtëzojmë zgjedhjet e Xhixhios. Duam më të mirën për të, mjafton që të jetë i lumtur”, deklaron babai i Donarumës, Alfonso.

Pak nga pak “lufta” në distancë po harrohet dhe po shkohet drejt zgjidhjes që kënaq të gjithë: rinovim dhe më pas diskutim me qetësi për të ardhmen.

Jo rastësisht, Milani ka ndalur kërkimet për portier, duke lënë Perinin dhe Neton në pritje dhe duke rinisur bisedimet me Mino Raiolën.

Ky i fundit e ka kuptuar se beteja me Milanin nuk i sjell përfitim askujt, ndaj pas Europianit U-21 do të bisedojë me Donarumën dhe është gjithnjë e më e mundshme që të gjendet një zgjidhje që kënaq të gjithë, ndoshta duke futur në kontratën e rinovimit një klauzolë për prishjen e saj, nëse vjen një ofertë e caktuar dhe ajo pranohet nga portieri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online