Si ndalet Mesi? Van Dajk jep mendimin e tij

Mbrojtësi i Liverpulit, Virxhil Van Dajk po konsiderohet si mbrojtësi më i mirë në botë për momentin. Të kuqtë e Jurgen Klop do të përplasen me katalanasit në gjysmëfinalet e Champions League dhe holandezi 27-vjeçar do të ketë përballë magjikun Lionel Mesi.

I pyetur nëse ka menduar ndonjë mënyrë për ta ndalur yllin argjentinas, Van Dajk tha: “Nuk e di, do e shohim. Do të jetë një sfidë që do të na pëlqejë të gjithëve. Nëse ne jemi të bashkuar si skuadër, nuk kemi pse të vihemi përballë një kundra një me asnjë kundërshtar.

Së bashku, mund të ndalim këdo. Kjo është mënyra e vetme që mund të qëndrojmë të fortë në prapavijë, duke ndihmuar njëri-tjetrin. Futbolli është sport kolektiv dhe vetëm forca e grupit të çon te trofetë”, tha holandezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online