Çela: Jemi lodhur duke fituar ndeshje për të njëjtin pozicion

Kapiteni i Kastriotit, Emiljano Çela, foli për Supersport para ndeshjes me Partizanin. Krutanët janë 6 pikë larg Tiranës dhe 7 pikë larg Luftëtarit, por kanë ende besim që në 7 sfidat e fundit të kampionatit do të arrijnë të marrin pikët e duhura për të mbijetuar. Këtë gjë e pranoi dhe kapiteni Çela, i cili tha:

Gjendja e ekipit vazhdon të jetë e mirë, pavarësisht se në njëfarë mënyre jemi lodhur duke fituar, duke marrë pikë, por duke qëndruar në të njëjtin pozicion. Duhet të mbledhim forcat dhe të fitojmë ndeshjet që na kanë mbetur, edhe duke shpresuar që dikush do të gabojë.

Partizani e ka siguruar titullin kampion, kështu që presioni bie mbi ne. Gjithsesi, ata do të bëjnë punën e vetë, ndërsa ne punën tonë. Nuk luajmë më për barazime, pasi kemi shtatë finale përpara dhe çdo hap fals, na nxjerr jashtë objektivave.

Të gjithë e kemi parë se çfarë kemi bërë që nga muaji janar, ku kemi marrë thuajse aq pikë sa kryesuesit. Por sërish themi se duhet të kishim marrë edhe më shumë pikë. Megjithatë, janë edhe shtatë ndeshje dhe sfidat më të forta i kemi në fushën tonë, prandaj jemi optimistë. Me ndihmën e Zotit dhe me gabimet e rivalëve, shpresojmë t’ia dalim”, tha Çela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online