Shtohet numri i shqiptarëve në Serie B, debuton 18-vjeçari i shpresave

0

Një tjetër talent shqiptar ka debutuar në Serie B. Bëhet fjalë për Marash Kumbullën, i cili u aktivizua për skuadrën e Veronës në fitoren e djeshme 4 – 0 ndaj vizitorëve të Çitadelës. Lojtari i kombëtares shpresa të Shqipërisë u fut në lojë si zëvendësues në minutën e 74-të, kur rezultati i ndeshjes ishte 2 – 0 për ekipin vendas.

Mbrojtësit 18-vjeçar i është dashur të tregojë shumë durim, pasi ndeshja e djeshme ishte 17-ta, që e shikonte nga stoli i rezervave, por në ndryshim nga herët e tjera, trajneri Fabio Groso, vendosi t’i jepte debutimin e shumëpritur në një ndeshje kampionati.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Kumbulla u shpreh mjaft i gëzuar për debutimin, duke shkruar: I gëzuar për debutimin tim në Serie B, por akoma më i kënaqur për fitoren e skuadrës.

Debutimi i Kumbullës çon në gjashtë numrin e lojtarëve shqiptarë në Serie B, pasi në këtë kampionat luajnë Ledian Memushaj (Peskara), Elhan Kastrati (Peskara), Emauele Ndoj (Breshia), Kastriot Dermaku (Kozenca) dhe  Xhakomo Vrioni (Venecia).

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.