Shtatë muaj pritje, Roshi drejt rikthimit në Çeçeni

Odise Roshi nuk luan me skuadrën e Ahmat Groznit prej më shumë se shtatë muajsh. Një këputje e ligamentit të kryqëzuar u bë shkak për këtë mungesë të gjatë të mesfushorit shqiptart.

Megjithatë, këtë fundjavë pritet që Roshi të jetë pjesë e skuadrës së grumbulluar nga trajneri Rashid Rahimov për takimin ndaj Spartakut të Moskës, që do të zhvillohet ditën e shtunë.

Kampionati rus ka dhe 10 ndeshje deri në përfundim, këto takime mund të rezultojnë vendimtare për të ardhmen e Roshit, pasi kontrata e fierakut mbaron në fund të këtij sezoni. Në një situatë të tillë ndodhet edhe bashkëkombësi i tij Bekim Balaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online