Pesë mbrojtësit më të shtrenjtë të historisë, dominim francez

Lukas Hernandez u zyrtarizua si transferimi më i ri i Bajernit të Mynihut, të cilët derdhën në arkat e Atletikos plot 80 milionë euro, duke e shndërruar mbrojtësin në lojtarin më të shtrenjtë të historisë së Bundesligas.

Gjithashtu, transferimi i 23-vjeçarit ndryshon edhe listën e mbrojtësve më të shtrenjtë të historisë, ku tashmë vendin e dytë e ka marrë pikërisht Lukas Hernandez. I pari qëndron i palëkundur Virxhil Van Dijk, i cili u ble për 75 milionë sterlina nga Liverpuli.

Podiumin e plotëson, Ajmerik Laport, i cili renditet pas Lukas Hernandez, ku Siti pagoi 57 milionë sterlina për të. Më pas vjen një tjetër francez, duke konfirmuar dominimin e tyre. Bëhet fjalë për Mendin, i cili u ble për 52 milionë sterlina.

Vendin e pestë e mban një tjetër blerje e Mançester Sitit. Kajl Uollker, i cili shkoi nga Totenhemi në drejtim të Sitit, për plot 45 milionë sterlina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online