Shqipëri me shumë muskuj, Reja zgjedh formacionin

Edi Reja është gati të debutojë në krye të Shqipërisë, teksa prej orës 15:00 kuqezinjtë përballen me Islandën. Tekniku italian ka përzgjedhur edhe formacionin dhe Berisha do të mbrojë katërkëndëshin, kurse në qendër të mbrojtjes risia është Dermaku. Krah tij do të aktivizohen Ismajli dhe Veseli., kurse Hysaj dhe Lenjani luajnë nga krahët.

Në mesfushë “truri” do të jetë Migjen Basha, kurse krah tij janë përzgjedhur Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi. Në sulm do të kemi një dyshë të gjatë, Balaj-Cikalleshi. Një zgjedhje e bërë edhe për aspektin mbrojtës, pasi të dy këta lojtarë në goditjet standarde do të duhet të ndihmojnë skuadrën me shtatlartësinë e tyre. Edhe Islanda ka përcaktuar formacionin e saj.

EUROPEAN QUALIFIERS 2020– GRUPI H

E shtunë, më 8 qershor 2019, ora 15:00
Stadiumi “Laugardalsvollur”, Rejkjavik

ISLANDA: Halldorsson, Hermannsson, Arnason, R. Sigurdsson, Skulason, Gudmundsson, Gunnarsson, Bjarnason, Sigurjonsson, G. Sigurdsson, Kjartansson

SHQIPËRIA: Berisha – Ismajli, Dermaku, Veseli – Hysaj, Xhaka, Basha, Abrashi, Lenjani – Balaj, Cikalleshi. Trajner: Edi Reja

Gjyqtarë: Bobby Madden (SCO), Douglas Ross (SCO), David Roome (SCO), Donald Robertson (SCO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *