Skënderbeu dhe Tirana u përballën dje në një ndeshje miqësore që u mbyll me fitoren e korçarëve. Trajneri i korçarëve, Orges Shehi, pas takimi fola me nota pozotive. Këto ndeshje në shërbejnë, është një test që la shije të mirë. Merkato? Përderisa nuk kanë firmosur, nuk them dot emra. Jemi shumë afër, shpresojmë të na vijnë ata lojtarë, pasi vërtetë kemi nevojë në ato pozicione”, u shpreh Shehi për “Supersport”.
Më pas e mori fjalën edhe trajneri i Tiranës, Ardian Mema. “Kërçiku, Hasani e Daja nuk kane qenë me ekipin. E konsideruam si një seancë stërvitore, pashë anën fizike. Gjërat kanë ndryshuar. Merkato? Nuk, mund të them emra, në ditët në vazhdim do negociojmë me dy futbollistë për të qenë pjesë e Tiranës”, u shpreh tekniku i bardhebluve.
DËMTIMET – Në takimin Skënderbeu-Tirana, sulmuesi Dejvi Bregu u përlas me Marvin Turtullin dhe ka pësuar një dëmtim në krah, madje frakturë. Vlonjatit do i duhet të bëjë një ndërhyrje dhe kështu do të qëndrojë për disa kohë jashtë fushave të blerta.
Një ditë më parë, nga pjesëtarë të klubit bardhekuq u bë me dije se për Bregu me shumë mundësi do të mbetet jashtë fushave të blera për rreth 3 muaj. Por sot “A2 News” raporton se do të kthehet për 3-4 javë. Gjithsesi pas kësaj periudhe do duhet që Bregu të fitojë formën sportive dhe të nisë të luajë.
Benejam Demte është një tjetër lojtar që shqetëson Skënderbeun dhe me shumë mundësi ai e ka mbyllur sezonin për shkak të një dëmtimi. Në miqësoren ndaj Tiranës ai nuk ishte në fushë dhe tanimë pritet të shihet se si do të shkojë rikuperimi i tij.