“Shpresoj të na shënojë tre gola”, Van Dijk përçan tifozët anglezë!

Holanda dhe Anglia zhvilluan një ndeshje shumë të bukur mes tyre mbrëmjen e kaluar. Sfida e luajtur në Guimaresh dhuroi gjithçka: gola, gafa, penallti, gola të anuluar, VAR, raste flagrante të humbura dhe shumë… fishkëllima.

Tulipanët triumfuan 3-1 dhe do të përballen me Portugalinë e Ronaldos në finalen e Ligës së Kombeve. Zhgënjim i madh për tifozët anglezë, të cilët nuk u kursyen aspak ndaj ekipit të Kuman. Sidomos ndaj njërit, Virxhil Van Dijk.

Pjesa e parë nuk ishte aspak e thjeshtë për gjigantin e mbrojtjes së Liverpulit. Sa herë që prekte topin, fishkëllimat kundrejt tij vërshonin lumë. Një situatë e padurueshme për tifozët e The Reds, të cilët shpërthyen në rrjetet sociale, sipas raportimeve të Mirror.

Shpresoj të na shënojë tre gola”, shprehej një fans i Liverpulit, ndërsa një tjetër nuk kursehej aspak: “Mund ta fishkëllejnë sa të duan, por ai do ta shkatërrojë Anglinë. Ne të Liverpulit mund të shijojmë skenën dhe të qeshim me Anglinë e vogël”.

Si përfundim Van Dijk dhe shokët e tij ia dolën të triumfonin. Mërzi e madhe te tifozët anglezë, përveç atyre të Liverpulit, të cilët festuan fitoren e idhullit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online