Shpërthen Renato Sançes: Nuk jam i lumtur këtu, puna ime nuk po shpërblehet!

Verën e vitit 2017, Bajerni i Mynihut shpenzoi plot 35 milionë euro për të siguruar shërbimet e Renato Sançes, i cili erdhi nga Benfika. Kur kanë kaluar gati dy vite, portugezi ende nuk ka arritur të bëhet pjesë e rëndësishme e Bajernit dhe hapësirat për të kanë qenë të pakta.

Së fundmi, 21-vjeçari duket se nuk ka duruar dhe ka shpërthyer, duke deklaruar se nuk ndihet i lumtur dhe se ka nevojë të luajë. Gjithashtu, Sançez ka shtuar edhe se po mendon seriozisht të largohet, pasi kërkon me patjetër të marrë minuta, pasi në Gjermani nuk po i jepet mundësia.

“Nuk jam i lumtur këtu. Po punoj shumë fort, por kurrë nuk më jepet mundësia për të luajtur. Puna imë nuk po shpërblehet. Kam nevojë të luaj më shumë, ndoshta në një klub tjetër. Më duhet ta mendoj seriozisht këtë gjë”, përfundoi Renato Sançes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online