Shorti i raundit të tretë, Partizani mëson dy kundërshtarët e mundshëm

Partizani ka mësuar dy kundërshtarët e mundshëm nëse kalon turin e dytë kualifikues të “Europa League”, ku do të ketë përballë moldavët e Sherif Tiraspol. Shorti i hedhur ditën e sotme në zyrat e UEFA-s, i vendos “demat” përballë humbësit të ndeshjes MARIBOR – AIK, në rast kualifikimi.

Sllovenët e Maribor janë një kundërshtar që njihen mirë nga kryeqytetasit, pasi vetëm një vit më parë fati vuri përballë njeri-tjetrit dy ekipet në raundin e parë të kualifikueseve të Europa League.

AIK, ekipi kampion i Suedisë është një gjithashtu një ekip i fortë me buxhet të madh dhe  lojtarë cilësorë në përbërje si Sebastian Larson dhe norvegjezi Tarik Eljonuzi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *