Në prani të medias dhe tifozëve, sot është prezantuar trajneri i ri i Lirisë së Prizrenit, Blendi Shkëmbi. Ish-kapiteni i Skënderbeut ka folur rreth zgjedhjes së tij, për të drejtuar skuadrën e Prizrenit, duke bërë me dije se ardhmja e tij mund të kishte qenë dhe në kampionatin shqiptar pasi ofertat nuk i kanë munguar. Nga merkato tek terrenet sportive, Shkëmbi beson shumë tek projekti i nisur.
“Ish kapiteni i Para se të zgjidhja Lirinë, mund të them se kam pasur bisedime dhe me një klub shqiptar. Noshtra është e çuditshme, pasi shumicës kështu ju duk, por nga mënyra se si e mendoj unë për të nisur këtë karrierë, është mundësia më e mirë, por e thash që ndodhsha serioziteti që kishin drejtuesit e klubit për të punuar me këtë ekip, ishte kryesorja që më bindi për të firmosur me këtë skuadër”.
“Mund të them se skuadra është shumë mirë, pasi që në momentin që kam rënë dakord me drejtuesit i kam ndjekur disa ndeshje, por kur t’i shoh nga afër lojtarët do t’i njoh akoma më mirë”.
“A do të afroj lojtarë nga kampionati shqiptar? Po, do të ketë afrime dhe nga kampionati shqiptar, por e theksoj vetëm nëse do të jenë lojtarë që do të bëjnë diferencën nga lojtarët që janë aktualisht pjesë e skuadrës”.
“Personalisht mendoj se gjuha e futbollit është e njëjtë. Shpresoj që dhe unë ashtu si dhe futbollistët të përshtatemi së bashku sa më shpejt. Jam i bindur se do të kemi një ndryshim dhe një përmirësim të madh. Dua të bëj një falënderim për ndihmësin tim, që vjen së bashku me mua nga skuadra e Skënderbeut, përgatitësin atletik. Për mënyrën se si e mendoj unë, është shumë i rëndësishëm, po aq sa dhe unë në skuadër. Për sa i përket terrenit, edhe në Shqipëri ka terrene me bar sintetik, është pak e vështirë, por besoj se do të përshtaten. Më mirë te jetë terren plastik të jetë i drejtë për të luajtur futboll sesa të jetë me bar natyral dhe jo i mirë për të luajtur në të”, – ka përfunduar Shkëmbi.