Bledi Shkëmbi, pas ndeshjes me Laçin, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Kemi që në korrik që punojmë dhe kur arrin objektivin ndjen kënaqësi. Falënderoj futbollistët së pari, ata kanë meritën kryesore. Nuk diskutohet që edhe klubi për gjithë mbështetjen, sidomos në momentet delikate”.
“Kontrata përfundon, dëshira është për të qëndruar. Do largohem vetëm me mirëkuptim, pasi asnjëherë nuk harroj momentin që më dha mundësinë të drejtoj për herë të parë në Superiore dhe me një ekip të mirë. Në fund arritëm të realizonim objektivin”.
“Në dëshirën time dhe mendimin tim është se nuk dua veç Europën, por edhe sezonin tjetër të drejtoj. Dua ta shoh veten edhe një vit tjetër te Teuta. Duhet parë shorti, por e theksoj se dëshira është të qëndroj më gjatë”.
“Kemi menduar, që nëse do kemi mundësi të bëjmë ato përforcime që duan, baza do jetë kjo. Duhet të pushojmë pak. Piketat i kemi hedhur për ekipin”, përfundoi Shkëmbi.