VIDEO | Tirana në festë, Teuta e Kukësi zgjohen në fund

Tirana ka shpëtuar nga rënia në të dytën, teksa ka mundur me rezultatin 3-0 Flamurtarin. Doka ishte heroi i bardhebluve, teksa mbrojtësi realizoi dy herë në portën e Koliçit dhe më pas i la radhën Edon Hasanit, që gjithsesi nuk e fitoi dot Këpucën e Artë.

Rexhinaldo shënoi dy herë në portën e Kastriotit, që bie në të Parën. Krutanët u mposhtën 3-1 nga Kukësi dhe vëç sulmuesit nga Mozambiku, shënoi edhe Shkurtaj. Ndeshja ishte hapur nga Ymeraj, i cili befasoi skuadrën e drejtuar nga Ernest Gjoka.

Teuta ka mposhtur Laçin në ndeshjen e fundit dhe e ka mbyllur kampionatin në vendin e tretë, duke u kualifikuar në kupat e Europës. Kurbinasit mbeten në vendin e gjashtë, pasi në minutat e fundit Çinari ka barazuar në Gjirokastër dhe Luftëtari nuk mori pikët e plota. Hanti kishte shënuar në fillim për gjirokastritët.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 36
E enjte, më 30 maj 2019, ora 16:00

Luftëtari-Partizani 1-1
Shënues: Hanti 9′ / Çinari 93′
Kukësi-Kastrioti 3-1
Shënues: Ymeraj 28′ / Rexhinaldo 81′, 92′,  Shkurtaj 85′
Tirana-Flamurtari 3-0
Shënues: Doka 65′, 67′, Hasani 80′
Teuta-Laçi 2-0
Shënues: Kallaku 91′, Kamara 93′

GOLI I ÇINARIT

GOLI I PARË I REXHINALDOS

GOLI I DYTË I DOKËS

GOLI I PARË I DOKËS

GOLI I HANTI PËR LUFTËTARIN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online