Shkëmbi: Nuk e prisnim këtë rezultat, Latif e Bushiç do të jenë gati

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi u pa shumë i zhgënjyer në fjalën e tij pas ndeshjes së mbyllur në barazim përballë Kamzës dhe pranoi se skuadra e tij duhet të merrte tri pikët me rastet që pati. Mes të tjerash, Shkëmbi u shpreh:

NDESHJA – “Futbolli është i paparashikueshëm. Nuk e prisnim këtë rezultat. Komplimente për kundërshtarin që e arriti atë që donte, jo vetëm për meritat e tyre, por edhe për shkak të paaftësisë sonë dhe mungesës së fatit”.

SKEMA – “Nuk mendoj që ndryshimi i moduleve ka ndikuar në rezultate tonë. Mendoj se luajtëm një lojë më të rrjedhshme se në dy rastet e mëparshme. Problemi i vetëm që patëm në këtë ndeshje  ishte shënimi i golit”.

OBJEKTIVAT – “Pothuajse në çdo deklaratë e kam thënë se është të sigurojmë sa më shpejt Europën. Tani jemi brenda objektivave. Të gjithë kemi dëshirë për titullin kampion, por ne vazhdojmë të kemi objektiv Europën, pastaj nga ai moment do të shohim diferencën e pikëve nga kreu”.

FORMA E BUSHIÇ DHE LATIF – “Besoj do të jenë të dy gati që nga java e ardhshme. Nuk do të jenë në formën optimale, por do t’i kemi të gatshëm të dy. Latif në formën e tij më të mirë na ka ndihmuar shumë dhe do të vazhdojë të na ndihmojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *