Skandali: Futbollisti luante pa qenë fare i pranishëm, FSHF paralajmëron dënime drastike

Një ngjarje e çuditshme evidentuar paraditen e sotme nga “SportEkspres.com” ka ngjallur reagimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, që nuk ka qëndruar pasive, përkundrazi.

Sot paradite në Kavajë u luajt ndeshja Besa U17-Pepa U17, me kavajasit që fituan 2-0. Në minutën e 64-t për FC Pepa u aktivizua i riu Albi Gjolena, gjë që është pasqyruar edhe në protokollin në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit. Problemi është se Gjolena nuk ishte fare i pranishëm, as në fushë, as në stol e as në Kavajë.

Gjolena këtë janar ka kaluar tek Apolonia dhe është i lirë ta bëjë këtë, për sa kohë është minoren dhe nuk ka firmosur asnjë kontratë, por me sa duket te Pepa kanë dashur të hakmerren, sepse kanë futur dikë tjetër në fushë, duke e regjistruar në protokollin e ndeshjes me emrin Albi Gjolena, siç shihet edhe nga zëvendësimet në faqen zyrtare të FSHF-së (azhornimi live i ndeshjes bëhet nga një prej zyrtarëve të ndeshjes dhe në Kavajë delegat ishte Sabri Kalleshi, arbitër Rigert Zeneli).

SportEkspres.com u sinjalizua për këtë absurditet dhe pas raportimit të ngjarjes, kontaktuam edhe zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pas verifikimeve të kryera, në FSHF kanë zbuluar se realisht ka pasur një shkelje.

Ekipi FC Pepa ka ndërruar fanellën e lojtarit rezervë gjatë ndeshjes. Do ketë një hetim të plotë nga autoritetet përkatëse në FSHF dhe do ketë dënim drastik për çdo person të përfshirë në këtë ngjarje të shëmtuar“, ka qenë komenti zyrtar për këtë ngjarje, një lajm i mirë, pasi tregon që gjëra të tilla nuk mund të kalojnë pa vënë re e pa asnjë masë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online