Shkëmbi me sytë nga merkato, disa emra për Teutën

Largimi i Amadu Latif, ka mbushur arkën e Teutës, që përfitoi 150 mijë euro nga shitja e kartonit të lojtarit. Tani durrsakëve i duhet të gjejnë zëvendësuesin e ganezit. Për “Supersport”, trajneri i Teutës Bledi Shkëmbi hodhi dritë mbi planet e merkatos së klubit.

“Për fat të mirë deri tani gjithçka po shkon mirë. Më e rëndësishmja gjatë fazës përgatitore është që të mos kemi dëmtime. Merkato? Nuk do të ishte korrekte të flisja për emra, por e rëndësishme është që sa më shpejt ta mbyllim me një sulmues, ndoshta dhe dy. Mendoj se mund të afrojmë dhe lojtar në repartet e tjera, por vetëm nëse gjejmë futbollist me cilësi më të mira se sa lojtarët që kemi aktualisht”

“Në fillim të sezonit do të firmosja për vendin e tretë, por vetëm në fund të kampionatit. Çdo trajner e di shumë mirë se llogaritë bëhen ne fund të kampionatit”, përfundoi Shkëmbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online