Ish-mesfushori i Shpresave i shkëlqyer, gol dhe më i miri për Grashopersin

Gjelbrim Taipi është një emër që nuk është dëgjuar shpesh në mediat shqiptare, por në momentin që zgjodhi të përfaqësojë Kosovën, emri i tij filloi të dëgjohej më shpesh.

26-vjeçari mbron ngjyrat e Grashopersit në Zvicër dhe është një nga lojtarët më të mirë te skuadra zvicerane. Taipi luajti sërish në formacion edhe në miqësoren përballë Uill, u shpall njeriu i ndeshjes.

Në fillim e pjesës së dytë, Taipi shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij, duke i hapur udhën e suksesit 0-4. Përveç golit, Taipi orkestroi të gjithë lojën në mesfushë dhe çdo aksion i rrezikshëm, kalonte në këmbët e tij.

Taipi ka luajtur për Shpresat e Shqipërisë para disa vitesh, por zgjodhi të përfaqësojë Kosovën vitin e shkuar, ku ka dhe një ndeshje me “Dardanët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online