Shkëmbi do sulmues nga Superiorja, ofertë Ribajt e Plakut

Bledi Shkëmbi e ka seriozisht në aventurën e parë si trajner dhe pas zyrtarizimit te Liria e Prizrenit, ka nisur në mënyrë intensive punën për gjetjen e disa elementeve cilësore nga kampionati shqiptar, që ai e njeh më mirë sesa Superligën e Kosovës.

Ditët e fundit është folur për Mario Morinën, por tashmë bisedimet me të kanë ngecur dhe kjo pistë është ftohur. Gjithsesi, Shkëmbi kërkon patjetër sulmues, ndaj ka piketuar edhe dy emra të tjerë, të nivelit të lartë.

Bëhet fjalë për Andi Ribajn dhe Sebino Plakun, dy sulmues me eksperiencë në Superiore e jashtë saj, por i pari është i lirë pas përfundimit të kontratës me Teutën dhe i dyti është ende te Skënderbeu, por me siguri do ta pranonte një ofertë nga një klub tjetër, nëse do të ishte në qendër të projektit të ri.

Me siguri Liria dëshiron vetëm njërin prej tyre, duke para karakteristikat e ngjashme, ndaj mund të zgjidhet edhe thjesht nga fakti se kush do të jetë më i lirë në aspektin financiar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online