Sulmuesi i Shqipërisë U-21 kalon te Grasshopers

Albion Avdijaj kthehet në shtëpi, duke firmosur për ekipin ku u formua si futbollist, Grasshopers. Djaloshi nga Zyrihu ka qenë pjesë e Shqipërisë U-21 në kualifikueset e fundit, duke braktisur Zvicrën, të cilën e përfaqësoi me të gjitha grupmoshat, deri në U-19.

Karriera e Avdijajt u duk se mori fluturimin në sezonin 2014/2015, pas 11 golave në 26 ndeshje me ekipin rezervë të Volfsburgut gjerman në Regionalligë, por sezoni pasardhës e pa të kthehej te Vaduzi, në Zvicër.

Në dy sezone te Vaduzi Avdijaj luajti 46 ndeshje kampionati e shënoi 7 gola, ndërsa tani ka dalë i lirë në treg dhe ka firmosur për Grasshopersin, për 4 vitet në vazhdim.

Një tjetër talent me origjinë nga Kosova, 21-vjeçari Shkëlqim Demhasaj, ka hedhur një hap të rëndësishëm përpara në karrierë, sepse është transferuar te Lucerna. Sezonin e fundit Demhasaj shkëlqeu në divizionin e dytë, me 17 gola në 34 ndeshje kampionati, ndërsa është pjesëtar i Zvicrës U-21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online