Kepa Arrizbalaga është portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit pas transferimit të këtij të fundit te londinezët e Çelsit për shumën marramendëse prej 80 milionë eurosh.
Gardiani 23-vjeçar, përveç se ka mbushur arkat e Atletik Bilbaos, i ka dhënë një ndihmesë jo të vogël dhe klubit të Real Vajadolidit, ekip në të cilin Kepa ishte i huazuar për një sezon, tri vite më parë në Segunda Divizion.
Vajadolid përfiton 0.5% të transfertës së Kepës, pra 400000 €, dhe kjo falë mekanizmit të solidaritetit. Shuma e lartpërmendur është një bekim i papritur për klubin spanjoll, që gjatë viteve të fundit ka rrezikuar seriozisht rënien nga Segunda Divizion.