“Twitter” ngatërron tifozët, Kaliniç: Nuk jam… futbollist

Sigurisht që në një botë kaq të madhe ka dhe ngatërresa, sidomos në rrjetet sociale. Diçka e tillë ka ndodhur dhe me Nikola Kaliniç. Futbollisti, i cili edicionin e fundit është aktivizuar në Milano do të luajë për Atletikon e Madridit në sezonin e ri.

Në Twittër tifozët kanë nisur që ta pyesin, por këtu ka ndodhur në gabim. Ja që në botën e sportit nuk paska vetëm një Nikola Kaliniç, pasi në Turqi një basketbollist ka të njëjtin emër dhe luan me skuadrën e Fenerbaçes. Profili i basketbollistit është i licencuar dhe në të tilla kushte çdokush që ka tentuar të etiketojë sulmuesin e ka ngatërruar me basketbollistin.

Vetë Kaliniç, lojtari i Fenrbaçes, është mundur disa herë që të sqarojë që nuk është ai futbollisti, por tiofozët në mënyrë masive nuk kanë ndalur së shkruari për të. Një situatë interesante, pasi më vonë basketbollisti duket se është entuziazmuar dhe përmes një postimi tjetër është shprehur se ai është transferuar në Madrid, kuptohet me shkaka, pasi lajmi që ishin dy Nikola Kaliniç u morr vesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online