Shiriti ndërron krah, por jo repart: Milan zgjedh kapitenin e ri

Milani ka zgjedhur kapitenin e ri të skuadrës. Sezonin e kaluar ishte Bonuçi që mbante shiritin e kapitenit dhe mbas largimit të mbrojtësit, shiriti i ka kaluar Alesio Romanjolit. 23-vjeçari u transferua në vitin 2015 tek kuqezinjtë dhe numëron 89 ndeshje dhe tri gola me Milanin.

Zgjidhja e tij ka marrë aprovimin e të gjithëve dhe diçka të tillë e mbështesin dhe tifozët e “Djallit”. Romanjoli mbajti shiritin e kapitenit në miqësoren e fituar përballë Barcelonës para disa ditësh, ndërsa do të zbresë me shiritin në krah dhe përballë Realit të Madridit.

Klubi kuqezi ka zyrtarizuar vendimin e marrë, me anë të një postimi në “Insta”.

How many likes for @alessio.romagnoli captain? ©???? #RMACM #weareacmilan

A post shared by AC Milan (@acmilan) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online