Shiriti, lideri, nota për mbrojtjen dhe titulli: “zbërthehen” Belica e Hoxha

Partizani e ka nisur sezonin me Alban Hoxhën kapiten, ndërkohë që tanimë shiriti mbahet nga Egzon Belica. Mbrojtësi i afruar janarin e shkuar është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe ecurinë e tij dhe të të kuqve ai e shikon si pozitive.

“U bë një vit që jam në kampionatin shqiptar. Ka qenë një vit i mirë për mua personalisht. Dua të them se ky vit është i mbarë edhe për ekipin tonë”, shprehet fillimisht Belica në “RTSH Sport”, i cili më tej flet edhe për rivalër e tjerë, por edhe për shiritin e kapitenit.

“Skuadra më e fortë? Sipas mendimit tim vjet ishte Skënderbeu më i forti, sivjet janë disa. Mund të jetë Kukësi, mund të jetë sërish Skënderbeu, sikurse edhe ekipi ynë. Shiriti? Nga ana personale është përgjegjësi e madhe të jesh kapiten i Partizanit. Por dua të them atë që kapiten i ekipit është edhe Alban, Trashi, por edhe Telushi”.

Në fund Belica analizon edhe mbrojtjen dhe i vë një notë, ndërkohë që sipas tij Skënderbeu është skuadra që i ka vënë më së shumti në vështirësi. “Mbrojtja? I vë notën tetë. Ka hapësira për përmirësim në të gjitha aspektet: mbrojtje, sulm e mesfushë. Me stërvitje dhe me një fazë përgatitore të mirë në Turqi, besoj se do përmirësojmë shumë gjëra. Skuadra që na ka vënë më shumë në vështirësi? Skënderbeu është një skuadër e mirë. Duke parë që jemi mundur dy herë, mund të them që na ka vendosur edhe më shumë në vështirësi”.

ALBAN HOXHA – Portieri i të kuqve padyshim që është një nga më të spikaturit dhe një lider. Se sa i rëndësishëm ka qenë gjatë pjesës së parë të sezonit për Partizanin, ai nuk dëshiron të thotë. “Nuk mund ta them unë, këtë mund ta thotë opinioni publik, specialistët e sportit. Mendoj se kam bërë punë të mirë deri tani, i kam dhënë shumë pikë ekipit”, shprehet fillimisht Hoxha në një speciale të përgatitur nga “RTSH Sport”.

“Roli i liderit? Normalisht unë jam munduar të bëj liderin, megjithëse gjatë ndeshjes nga porta është e vështirë ta orientosh ekipin duke e ditur se i rrëmben loja. Megjithatë këtu ka shumë liderë, do përmendja Telushin, Trashin dhe Ibrahimin. Kështu që besoj se është një frymë e mirë, të gjithë bëjnë punën që i takon”.

“Partizani me ambicie, apo rivalët më të dobët? Kundërshtarët nuk janë më të dobët. Ne e kemi parë që të gjithë ekipet kanë treguar se dinë të luajnë mirë. Kemi hasur vështirësi me çdo ekip, edhe me ato të dorës së dytë që themi ne. Por mendoj se është bërë një grup i mirë. Është futur një mentalitet fituesi. Edhe trajner Gega ka futur një frymë shumë të mirë që kur ka ardhur në fillim, jo se dua t’i bëj qejfin. Normalisht kjo shikohet. Kjo po na bën mirë”.

“Si mund ta ruajmë kreun? Duhet që të gabojmë sa më pak. Nëse ndodh kjo, besoj se do të qëndrojmë në krye”, përfundon Hoxha deklaratën e tij, ndërkohë që Partizani e ka mbyllur pjesën e parë të sezonit në krye të klasifikimit me tre pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online