Besa në 14 javë, Begeja beson te vendi i parë: Jemi brenda parashikimeve

0

Kategoria e Parë e sezonit 2018-2019 e ka mbyllur gjysmën e parë me 14 ndeshje të luajtura dhe Besa në Grupin B nuk shkoi më shumë se vendi i dytë në renditje, 4 pikë larg Bylisit që renditet në vendin e parë. Me 7 fitore, 5 barazime dhe 2 humbje, skuadra kavajase mbetet ende në synimin për vendin e parë në këtë grup, i cili të ngjit direkt në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm.

Por trajneri Gentian Begeja deklaron për SportEkspres.com se pritshmëritë janë përmbushur për këtë pjesë të parë të sezonit. “Edhe pse duhet të kishim 3 apo 4 pikë më shumë, Besa i ka arritur pritshmëritë e kësaj pjese të parë të këtij sezoni. Them se jemi brenda synimit tonë, pasi kemi një skuadër me moshë të re dhe pa eksperiencën e duhur”, kështu theksoi në këtë deklarim tekniku Begeja.

Dhe për durrsakun e bankinës kavajase, kjo ka qenë e vetmja mangësi në 14 javët e luajtura të këtij kampionati, duke shtuar edhe detaje të tjera që janë shfaqur gjatë garës. “Kjo ishte mangësia që skuadra e besës kishte në 14 javët e luajtura në kampionat, të cilën mendojmë ta riparojmë sa të mundemi në pjesën e dytë të sezonit, pasi Bashkia e presidenti Bizhdili kanë menduar që të bëjnë 3-4 ndërhyrje cilësore gjatë muajit janar 2019”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.